Këngëtarja Era Istrefi është duke e shijuar rikthimin në skenën vendore më këngën “Bebe”.
Era ngadalë po i rikthehet Kosovës pas një karrierë pesë vjeçare jashtë vendit, ku një ndër sukseset e saj më të mëdha mund të konsiderohet kënga për botërorin e vitit 2018 në Rusi “Live It Up”, që Era e këndoi bashkë me Will Smith dhe me Nicky Jam.
E kënga e saj, që tashmë ka më shumë se 6 milionë klikime në YouTube, ka arritur që të jetë e para si kënga më trendi në Zvicër.
E pas kësaj Era është shfaqur me një veshje të Valdrin Sahitit, kurse në story të Instagramit ka falënderuar Zvicrën për dëgjimin e këngës së saj.