Sot është kompletuar xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Dueli mes Suharekës dhe Llapit, i cili përfundoi me rezultat të thellë 4:0 për vendësit, e mbylli këtë xhiro, ndërsa tash është koha për t’i bërë llogaritë.
Suhareka me këtë rast i dha fund serisë prej pesë ndeshjesh pa fitore, për ta “gozhduar” kështu pozitën e pestë në tabelë, shkruan “Gazeta Express”.
Kurse, llapjanët e vazhduan serinë e zezë prej nëntë ndeshjesh pa fitore në kampionat, me ç’rast e shohin veten në zonën e ekipeve të rrezikuara.
Drita paraprakisht e mposhti Dukagjinin dhe e shfrytëzoi gabimin e ndjekësve për t’u shkëputur në tabelë.
Në vjeshtë kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe dy ndeshje në Superligë.
Më poshtë mund ta shihni tabelën e ligës elitare pas xhiros së 16-të.