Është rihapur Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, pas renovimeve të kryera nga komuna.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë se gjatë renovimit është bërë inventarizimi i gjithë objektit, janë rregulluar parkingjet si dhe hapësirat me gjelbërim.
“Krejt kjo ndihmon që shërbimet ndaj qytetarëve të avancohen vashdimisht duke e mbajtur kohën e intervenimit në raste urgjente nën mesataren e 6 minutave”, ka shkruar Gashi.