Gjatë ditës së djeshme, Aida dhe Armendi kanë vizituar avokatin Arianit Koci në zyrën e tij.
Ky i fundit ka publikuar një foto nga takimi me çiftin.
Me ta në takim ishte edhe kompozitori Florent Boshnjaku.
Postimi i plotë i Kocit:
Thonë se i nderuari të nderon.
Ikonat e jetës kulturore të zhanrit zbavitës: Aida, Armendi dhe Florenti-sot më nderuan me vizitë në zyre.
Jeta ime dinamike-polici, prokurori dhe gjykatë, nuk po më lenë shumë kohë për socializim.
Përndryshe, miqtë e mi janë shumë kërkues ndaj vetës dhe të tjerëve, kur e fillojnë ndonje projekt.
Standardet i kanë shumë të larta.
Ose e krijonë një këngë, projekt muzikor apo televiziv në nivel botëror, ose nuk i hyjnë punës fare.
Secili prej tyre ka komponuar hite!
Aida dhe Armendi madje edhe kanë kënduar shumë evergreena në gjuhën shqipe.
Në fakt, kur dua me prezantu dikund në botë të arriturat tana në zhanrin e muzikës zbavitëse-i përmendi këta tretë.
Mbi të gjitha, janë të urtë dhe të ndershëm.
Profesionista të vërtetë.