Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother Vip”, Beatrix Ramosaj ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Së fundmi, në rrjete sociale kanë qarkulluar disa imazhe të këngëtares para operacioneve plastike.
Gjatë kohës që ishte në shtëpi, Beatrix pranoi ndërhyrjen që ka bërë në trupin e saj.
“Kam operuar gjoksin. E kam operuar para pesë vitesh. Mamin e pyeta nëse duhet t’ua tregoja njerëzve, por ajo më tha me shaka se gjoksi im dukej që nga avioni”, deklaroi ajo.