×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltarja e Kurtit në fushatë për Preshevën godet ashpër Arifin, e quan udhëheqës të katapultuar nga Vuçiqi

    FrontOnline
    12 Shkurt 2024

    Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e cila është pjesë e jetës politike në Preshevë ka shkruar për takimet me bashkëvepritmarët politikë.

    Ajo nuk e la pa e akuzuar rëndë kundërshtarin politik Shqiprim Arifin që mban pozitën e kryetarit të e Komunës së Preshevës.

    Sipas saj, Shqiprim Arifi është person i “shantazhuar nga partia e Aleksandër Vuçiqit”.

    Ndër tjerash ajo ka deklaruar se Preshevës nuk i duhet një kryetar që bëhet lajm në mediat e Beogradit për kritika ndaj kryeministrit të Kosovës.

    “Nuk guxon në të ardhmen Presheva të jetë lajmi kryesor në mediat e Beogradit, aty ku kryetari i Komunës të akuzoj kryeministrin e Republikës së Kosovës. Preshevës i duhen udhëheqës që bashkërendojnë e bashkëpunojnë çdo herë me Shqipërinë e Kosovën. Nuk i duhen Preshevës udhëheqës të dirigjuar, shantazhuar e katapultuar nga SNS e Vuçiqi. Preshevës i duhet udhëheqje ku pushteti iu rikthehet qytetarëve”, ka thënë ndër tjerash Sinani.

    Teksa ajo ka bërë fushatë për zgjedhjet lokale që mbahen në pranverë, ajo ka treguar se slogani i Partisë për Veprim Demokratik, pjesë e të cilët është ajo do të jetë “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”.

    Nga Rubrika
    Kronika25 Korrik 2025
    Një shtetase turke së bashku me fëmijën e saj, është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nën dyshimet për falsifikim...
    Lajme25 Korrik 2025
    Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) i bën thirrje të drejtpërdrejtë Qeverisë së Republikës së Kosovës që të ndërmarrë...
    Kronika25 Korrik 2025
    Një burrë me shtetësi australiane ka përfunduar në policinë e Pejës, pasi dyshohet për dhunë fizike ndaj një gruaje australiane. Policia në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Kreu i diplomacisë amerikane e bëri të qartë të enjten se “kundërshton fuqishëm” vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar vendosjen e masës së përkohshme për konstituimin e Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese. Ajo ka vlerësuar...
    Kronika25 Korrik 2025
    Në orët e mbrëmjes së datës 24 korrik 2025, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është pranuar informatë për të shtëna me...
    Lajme25 Korrik 2025
    Një tentativë për vrasje ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, në afërsi të një hoteli, ku një person ka...
    Lajme25 Korrik 2025
    Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministrja në detyrë është deklaruar për “Front Online” lidhur me vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese...
    Sport25 Korrik 2025
    Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të djathtë Joao Marion nga Porto për 11.4 milionë euro, plus 1.2 milionë euro bonuse të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.