×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Vjosa Osmanit flet për zhvillimet e fundit: Shpatat u drejtuan në drejtim të gabuar

    FrontOnline
    08 Nëntor 2020

    Artan Murati, këshilltari i Vjosa Osmanit, ushtrueses së detyrës së presidentes, ka thënë se ajo çfarë duhet në këto momente në Kosovë pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale dhe pas dorëheqjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi, janë veprimet e përbashkëta dhe uniteti politik.

    Ai ka sqaruar si është me Kushtetutë funksionimi i kryetarit të Kuvendit si ushtrues detyre i presidentit të Kosovës.

    “Në aspekt kushtetues, nuk ka as edhe një dilemë se Kryetarja e Kuvendit ushtron postin e Presidentit, në rast mungese të këtij të fundit. Terminologjia kushtetuese, fjala “në mungesë”, mbulon edhe dorëheqjen, edhe sëmundjen, edhe cilëndo rrethanë tjetër e cila e pamundëson Presidentin të ushtroj funksionin e tij/saj. Kjo është fryma e nenit 90 të Kushtetutës, e konfirmuar edhe me Aktgjykimin Nr. KO97/10 të Gjykatës Kushtetuese. Andaj, ajo cfarë duhet në këto momente janë veprimet e përbashkëta e uniteti politik. Rivaliteti politik është i mirëseardhur, por jo duke u bazuar në të pavërteta”, shkruan ai në Facebook.

    Shkrimi i plotë i Muratit në Facebook:

    Jemi në fund të një jave të rëndë për të gjithë vendin. Është fakt i pamohueshëm, se Kosova e populli i saj tanimë kanë dëshmuar gatishmërinë për t’u përballur me drejtësinë deri në triumfin e saj. Në momente të tilla, kur kërkohet maturi në secilën deklaratë e veprim, jo cdoherë duhet të biem pre e reagimeve të bazuara në emocione, e jo në fakte.

    Porse, sidomos gjatë dy-tri ditëve të fundit, shpeshherë shpatat u drejtuan në drejtim të gabuar. Jemi shoqëri demokratike, ku pluralizmi politik e mendimi ndryshe janë vlera të pacënueshme të saj. Pra, është krejtësisht e kuptueshme nëse dikush nuk e pëlqen një figurë të caktuar politike.

    Mirëpo, ajo cfarë nuk duhet lejuar askush janë rastet kur nuk flitet me gjuhën e ligjit dhe të së drejtës, por me gjuhën e (mos)pëlqimit politik. Rastin konkret e kemi me UD të Presidentes, dhe Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

    Po mundohem me qenë krejtësisht i shkurtë dhe i qartë. Në aspekt kushtetues, nuk ka as edhe një dilemë se Kryetarja e Kuvendit ushtron postin e Presidentit, në rast mungese të këtij të fundit. Terminologjia kushtetuese, fjala “në mungesë”, mbulon edhe dorëheqjen, edhe sëmundjen, edhe cilëndo rrethanë tjetër e cila e pamundëson Presidentin të ushtroj funksionin e tij/saj. Kjo është fryma e nenit 90 të Kushtetutës, e konfirmuar edhe me Aktgjykimin Nr. KO97/10 të Gjykatës Kushtetuese.

    Pra, Ushtrimi i Detyrës së Presidentit është vec përgjegjësi shtese, deri në momentin kur Kuvendi është i gatshëm për të zgjedhur Presidentin e ri.

    Andaj, ajo cfarë duhet në këto momente janë veprimet e përbashkëta e uniteti politik. Rivaliteti politik është i mirëseardhur, por jo duke u bazuar në të pavërteta.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.