Këshilltari i ministrit Agim Veliut, Bajram Gecaj ka pasur disa kritika për kryetarin e ri të Komunës së Podujevës.
Në një shkrim në Facebook, Gecaj thotë se rugovistët dhe LDK-ja janë mashtruar nga Shpejtim Bulliqi.
Ai këtu përmend deklaratën e Bulliqit para asamblistëve.
Sipas këshilltarit të Veliut në këtë deklaratë, kryetari i Podujevës kur ka folur për emrat meritorë për lirinë nuk e ka përmendur presidentin historik Ibrahim Rugovën.
Ai thotë se nuk ka guxuar nga kreu i LVV-së, Albin Kurti, pasi që e përjashton nga partia njejtë si anëtarët e PSD-së.
“Për rugovistët dhe LDK-istët të cilët i mashtroi Shpejtim Bulliqi:
Në fjalën e tij para asamblistëve, Bulliqi përmendi emra meritorë për lirinë të cilën e gëzojmë sot, por Dr. Ibrahim Rugova nuk kishte vend në atë listë … ec e guxo … e fluturon Albini si (tash) aktivistët e PSD-së”, ka thënë ai.