-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Pacollit: Njohja e Kenias mund të nxisë valë të re njohjesh, Kosova të hapë Ambasadën në Nairobi

    FrontOnline
    29 Mars 2025

    Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, i cili ka qenë më kreun e AKR-së në Kenia në momentin kur edhe zyrtarisht është kumtuar njohja e pavarësisë së Kosovës, në një shkrim në profilin e tij ka thënë se s’duhet të humbet momentumi i krijuar.

    Zyberaj ka thënë se njohja nga Kenia mund të hapë një valë të re të njohjeve për Kosovën dhe sipas tij, Kosova duhet të hapë Ambasadën në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, pa vonesa.

    Ai shkruan se është koha për të rikthyer vrullin diplomatik, për të ndërtuar një politikë aktive të njohjeve ”sidomos drejt vendeve që nuk janë në fokus të politikës tonë tradicionale – si Afrika, Azia, Karaibet dhe Amerika Latine”.

    Postimi i plotë:

    Të mos e humbasim momentumin: Njohja nga Kenia është thirrje për veprim diplomatik

    Njohja e Kosovës nga Kenia është një zhvillim historik dhe një mesazh i fuqishëm që politika e jashtme e Kosovës duhet ta dëgjojë me kujdes. Si një prej shteteve më me ndikim në Afrikën Lindore dhe si anëtare themeluese e Unionit Afrikan, Kenia nuk është vetëm një mik i ri – por një portë drejt njohjeve të tjera dhe një dëshmi se vullneti për të njohur Kosovën ekziston.

    Kam pasur privilegjin të kontribuoj personalisht nën direktivat e presidentit Behgjet Pacolli në këtë njohje dhe mbetem i gatshëm të ndihmoj tutje. Por është Kosova që tani duhet të veprojë.

    Për vite me radhë, një qasje pasive e politikës së jashtme dhe vetë-imponimi i një moratoriumi të heshtur nga qeveria, e ka vendosur Kosovën në një pozitë të pafavorshme ndërkombëtare. Pozicioni që nuk do të kërkojmë njohje se nuk e kemi premtuar ka qenë i dëmshëm – jo vetëm për interesin tonë strategjik, por edhe për perceptimin ndërkombëtar mbi seriozitetin dhe sovranitetin tonë.

    Është koha për të rikthyer vrullin diplomatik, për të ndërtuar një politikë aktive të njohjeve, sidomos drejt vendeve që nuk janë në fokus të politikës tonë tradicionale – si Afrika, Azia, Karaibet dhe Amerika Latine.

    Njohja nga Kenia nuk është vetëm simbolike. Ajo ka potencial të hapë një valë të re njohjesh, dhe presidenti serb Vuçiq në reagimin e tij të menjëhershëm, e pranoi publikisht frikën nga një “trend i njohjeve”.

    Njohja nga Kenia është një pikë kthese. Por kjo pikë kthese kërkon angazhim shtetëror serioz dhe vizion të qartë diplomatik. Shtetet nuk do të vijnë vetë tek ne. Duhet të shkojmë ne tek ato – me strategji, miqësi, dhe qasje të personalizuar diplomatike.

    Kenia meriton që Kosova të hapë një ambasadë në Nairobi. Kjo nuk është vetëm një mirënjohje për njohjen – është një investim në marrëdhënie dypalëshe dhe një bazë për një politikë të jashtme më dinamike në kontinentin afrikan.

    Sot, Kosova ka potencialin, miqtë dhe përvojën për të ndërtuar një politikë të re të afirmimit ndërkombëtar, por kjo nuk do të ndodhë me deklarata, por me veprim, vizion dhe diplomaci të guximshme.

    Si njeri që kam qenë në terren, i angazhuar dhe i përkushtuar ndaj shtetit tim, e përsëris: ka shtete që duan ta njohin Kosovën. Ka liderë që presin një shenjë vullneti. Kosova nuk ka më kohë për të humbur.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Prill 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini në konferencën e mbajtur për vrasjen e rreshterit M.Lika ka thënë se dy persona...
    Lajme02 Prill 2025
    Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Kritikat kanë të bëjnë me...
    Lajme02 Prill 2025
    Lërkesa e Kuvendit të Kosovës për marrjen e statusit special në Këshillin e Europës nuk do të jetë as në agjendën e...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David...
    Lajme02 Prill 2025
    Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar dha garanci për interesin e Britanisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë një vizite në...
    Lajme02 Prill 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, priti sot në takim Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy. Gjatë takimit, KFOR-i thotë se, Barduani ndau...
    Lajme02 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja në detyrë dhe kryetarja e partisë boshnjake NDS, Emilja Rexhepi, ka folur për FrontOnline, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti. Ajo...
    Lajme02 Prill 2025
    Rreshteri Muhamed Lika, që mbeti i vrarë mbrëmë në hyrje të banesës së tij në Kaçanik, do të varroset sot. Lajmin për...
    Lajme02 Prill 2025
    KEDS-i ka propozuar ngritjen e çmimit të rrymës për 15 %. Qeveria po e përkrah këtë rritje. Është paralajmëruar protestë për të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.