Jetlir Zyberaj, Këshilltar i Behgjet Pacollit, ka thënë se sjellja e Kryeministrit Avdullah Hoti është njësoj sikur e gjithë atyre që e kanë akuzuar luftën e UÇK’së. Ka lavdëruar pozicionin e ri të Albin Kurtit i cili doli në mbrojtje të të gjithë udhëheqësve të luftës.
“Shumë e drejtë qasja e Kurtit në raport me mbrojtjen e luftës së UCK-së. Qeveria e Kosovës dhe kryeministri i saj, i kanë futur vesht në lesh në emër të mosndërhyrjes në drejtësi”, ka shkruar Zyberaj, në një reagim në Fb.
“Mbrojtja nuk është ndërhyrje në drejtësi, përkundrazi, është kontribut për drejtësinë. Kjo qeveri me qasjen e vet në raport me akuzat e prokurorisë ndaj UÇK po rreshtohet në krah të atyre që luftën tonë e shohin si NPK”, ka shkruar Zyberaj.