Në presidencë kanë reaguar pas raportimeve se u.d e presidentit, Vjosa Osmani ka marrë vendim ndesh me Kushtetutën kur i ka shkarkuar nga pozita katër konsujt.
Këshilltari i Osmanit, Artan Murati këto raportime i ka quajtur tendecioze e të pabazuara.
“Ja si duket një artikull tendencioz, i pabazuar dhe që shpërfaqë mos-njohuri elementare të situatës faktike e juridike në vend. U.d. e Presidentes, znj. Vjosa Osmani, NUK ka shkelur Kushtetuën. Këto amendamente kushtetuese, të cilave u janë referuar portali në fjalë, asnjëherë nuk janë votuar e as nuk kanë hyrë në fuqi. Pra, kanë mbetur vetëm propozim-amendamente, pa u materializuar”, thotë ai, duke shtuar se nuk ka asnjë amendament kushtetues i cili miratohet në Kuvend dhe i cili i kufizon kompetencat e u.d. të Presidentit, atëherë u.d Presidentja vishet me të gjitha kompetencat kushtetuese të Presidentit në momentin që fillon ushtrimin e detyrës.
“Të paktën mundohuni të mos e shpërfaqni paditurinë e thellë. Kaq”, ka thënë ai.
Shkrimi i plotë:
Ja si duket një artikull tendencioz, i pabazuar dhe që shpërfaqë mos-njohuri elementare të situatës faktike e juridike në vend. U.d. e Presidentes, znj. Vjosa Osmani, NUK ka shkelur Kushtetuën. Këto amendamente kushtetuese, të cilave u janë referuar portali në fjalë, asnjëherë nuk janë votuar e as nuk kanë hyrë në fuqi. Pra, kanë mbetur vetëm propozim-amendamente, pa u materializuar.
Përderisa nuk ka asnjë amendament kushtetues i cili miratohet në Kuvend dhe i cili i kufizon kompetencat e u.d. të Presidentit, atëherë u.d Presidentja vishet me të gjitha kompetencat kushtetuese të Presidentit në momentin që fillon ushtrimin e detyrës.
Po e bashkangjes edhe Aktgjykimin e Kushtetueses, te vitit 2012. Përkundrazi nga ajo çka u synua të shtrohej si argument nga artikulli në fjalë, Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se amendamentet e propozuara pakësojnë të drejtat dhe liritë e njeriut. Për këtë arsye këto propozim-amendamente nuk janë formalizuar kurrë. Ja dëshmia. Lexojeni. Faqe 42.
https://gjk-ks.org/…/Aktgjykim%20KO29_48_12_Anex%20A%20&%20…
Të paktën mundohuni të mos e shpërfaqni paditurinë e thellë. Kaq.