Dragan Repanoviq, këshilltar për çështje ligjore në ministrinë për Komunitete dhe Kthim të Kosovës që udhëhiqet nga Dalibor Jevtiq, e ka paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë.
Në një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook më 2016 shihet emblema e shtetit serb e vendosur në hartën e Kosovës, shkruan KOHA.
Repanoviq sipas të dhënave të publikuara në uebfaqen e ministrisë, që nga viti 2015 është sistemuar në dikasterin që kryesisht është udhëhequr nga anëtarët e minoritetit serb. Fillimisht Repanoviq ishte emëruar këshilltar i jashtëm në këtë ministri në kohën kur po Jevtiq udhëhiqte me dikasterin ndërsa paraprakisht kishte shërbyer edhe si këshilltar komunal në Kuvendin Komunal të Istogut.