Adil Behramaj, këshilltar i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se papërgjegjësia e drejtësisë ndërkombëtare dhe lidershipit të saj, po e kolapson shtetin e Kosovës.
Ai i ka quajtur të paaftë liderët politikë në Kosovë për të zgjidhur këtë lëmsh politik.
“Drejtësia e tredhur ndërkombëtare dhe papërgjegjësia e këtij lidershipi, që i intereson vetëm zhvatja e posteve politike me shantazhe ndaj institucioneve, po na kolapson si shtet. Me ndonjë përjashtim të vogël, fatkeqësisht na kanë mbetur liderë politikë tërësisht të paaftë për ta zgjidhur këtë lëmsh politik”, ka shkruar Behramaj në rrjetin social Facebook.
Por, Behramaj ua kujtuar atyre se nuk do t’iu zgjasë shumë kjo, pasi shpejt do të kthehet ish-shefi i tij.“Ai që i shtynte proceset përpara, që i ruante balancat politike dhe që ishte në gjendje të merrej me çdonjërin për të arritur deri te kompromisi politik, përkohësisht nuk është këtej. Le t’i grahin këta sa të munden, deri sa të kthehet, por edhe le ta dinë që nuk do t’ju zgjasë shumë gjatë!”, u shpreh Behramaj.