×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilli i Prindërve të Kosovës është kundër vendimit për mbylljen e shkollave

    FrontOnline
    18 Mars 2021

    Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, që të mos merret vendim për mbyllje të shkollave të Kosovës në arsimin para universitar.

    Përmes një njoftimi për media, nuk duhet lejuar që një gjë e tillë të ndodhë duke shtuar se nuk ka as bazë juridike dhe as faktike.

    “Të dëmtohet shumë interesi i nxënësve tanë, kur ashtu-ashtu janë veçse të dëmtuar për shkak të pandemisë covid-19. Ne do të pajtoheshim që të mbylleshin shkollat sikur të mbyllej i gjithë vendi (psh. siç është vepruar në disa vendet të Evropës) por jo që bizneset, kafiterit , institucionet lokale e qendrore të punojnë ndërsa të mbyllen shkollat, edhe pse statistikat tregojnë se numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar është simbolik. Ne i kuptojmë komunat e mëdha si Prishtina, Peja ,Gjilani që kanë numër të madh të nxënësve nëpër shkolla dhe kanë probleme me pandeminë në mungesë hapësirash, por mbi 70 % e komunave të Kosovës sidomos komunat rurale nuk kanë asnjë shkollë që është mbyllur qoftë vetëm një ditë, dhe se kanë kushte të mjaftueshme për të punuar pa probleme”, thuhet tutje në njoftim.

    Këshilli i Prindërve ka thënë se nuk duhet t’i vuajnë pasojat e tri ose katër komunave, mbi 70% të komunat tjera të Kosovës, të cilat nuk kanë probleme me pandeminë.

    Ata kanë bërë thirrje që të zbatohet Plani i MASHT-it sipas skenarëve A,B dhe C.

    “Nga ju si kryeministër kërkojmë që t’i ndihmoni komunat e mëdha që po përballen me probleme me covid-19 nëpër shkolla por jo të mbyllen të gjitha shkollat e Kosovës apo arsimi para universitar. Është konstatuar edhe nga ekspertët e fushës se, shkollat nuk janë burim i përhapjes së virusit Covid -19 dhe as që ndikojnë në rritjen e numrit të të infektuarve në Kosovë. Ju mund të kërkoni nga IKSHP-ia që të iu dërgoj të dhënat e të infektuarve nga mosha 5 deri 17 apo statistikat ditore dhe do të bindeni”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka kritikuar doracakët për edukimin seksual të publikuar nga MAShT, duke i cilësuar ato si të dëmshme...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albana Bytyqi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj doracakut për edukimin seksual të vitit 2023, duke e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të akuzuarit Orhan dhe Albert Ademaj, së bashku me avokatët e tyre, Blerim Mazreku dhe Klodian Krasniqi, kanë kërkuar përjashtimin e kryetares...
    Të tjera
    Opinione15 Nëntor 2024
    Burimi: The Daily Telegraph, Con Coughlin. Ardhja e pashmangshme e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë nuk ka vetëm ndikim të thellë...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Kriptovaluta “Dogecoin”, logo e të cilës është një qen super i lezetshëm, ka përjetuar rritje që kur Donald Trump u shpall fitues...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga sot dhe do...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima. Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i...
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Dashi Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe sentimentale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Sot, nesër e pasnesër, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës. Gjatë kësaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.