Mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës është duke vazhduar.
Ushtruesi i detyrës së Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj ka dalë nga salla për pauzë, mirëpo nuk është deklaruar për media.
Kjo mbledhje ka filluar rreth orës 17:00, e që sipas Hoxhaj temë kryesore ka analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ai ka bërë të ditur se kryesia e partisë nuk përkrah votimin e Vjosa Osmanit për kryetare të shtetit, por që ka lënë të kuptohet se një çështje e tillë do të diskutohet edhe sot.