×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Këshillë e ekspertit: Tri mënyra si t’i qetësoni sytë pa i fërkuar

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2020

    Nëse ecni në mot me erë, vishni një maskë ose vazhdimisht shikoni ekranin, kjo, ndër të tjera, mund të irritojë sytë tuaj dhe t’ju bëjë t’i fërkoni, gjë që është e dëmshme për shëndetin tuaj

    Inxhinierja e optikës së syve, Carly Rose, thotë që efektet anësore të fërkimit të syve nuk janë vetëm irritimi i syrit, por janë pasoja shumë serioze, shkruan MindBodyGreen.

    – Fërkimi i syve mund të jetë i lidhur me shfaqjen e keratokonusit, alergjive, glaukomës, rrudhave dhe gropave të syrit. Mund të lëndoni sipërfaqen e syrit, qepallat, madje edhe të shkaktoni infeksione – thotë Rose.

    Mirëpo është e vështirë t’i kundërvihemi tundimit që të fërkoni sytë, posaçërisht nëse janë të thatë apo keni ndjenjën sikur janë plot rërë.

    Natyrisht, mund të përpiqeni ta kapërceni tundimin me vullnet, por Rose ju këshillon të zbatoni këto tri teknika të thjeshta dhe efektive.

    1. Goditni me gishta përgjatë kockës orbitale

    Ky tip i masazhit të syrit mund të nxisë qarkullimin e gjakut në zonë dhe të mundësojë drenazh të lëngut. Njëherësh, kjo do të zvogëlojë ënjtjen rreth zonës së syrit.

    2. Kompresat e ftohta

    Njomni një kompresë në ujë të ftohtë dhe butësisht shtrijeni sipër syve të mbyllur. Kjo do të duhej të zvogëlojë ndjenjën e të kruarit.

    – Te alergjia të kruarit nxit hapjen e mastociteve dhe lirimin e më shumë histaminëve dhe përkeqëson simptomat e alergjisë – thotë Rose. Prandaj, kjo metodë qetëson acarimin dhe është efektive në afat të gjatë.

    3. Fërkoni laprën e veshit

    Rose pranon që tingëllon çuditshëm, mirëpo me fërkimin e laprës së veshit me gishtin e madh dhe gishtin e vogël mund të zbutni irritimin e syrit, përcjell Telegrafi.

    Për shumicën e njerëzve fërkimi i syrit është reagim natyral ndaj thatësisë dhe irritimit.

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Vip26 Nëntor 2024
    Opinionistët e Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari kanë komentuar daljen e Edit nga shtëpia. I pari që...
    Vip26 Nëntor 2024
    Edi ka lënë shtëpinë në mënyrë vullnetare spektaklin e kësaj të hëne. Ai ka kërkuar që të largohet nga shtëpia pasi u...
    Vip26 Nëntor 2024
    Edi është larguar nga shtëpia më e madhe në vend. Ai ka kërkuar largimin pak më herët, duke thënë se është lodhur...
    Vip26 Nëntor 2024
    Banori i BBVK 3, Edi ka kërkuar të largohet nga shtëpia. E situata paksa u tensionua pas kësaj deklarate. Për detaje më...
    Vip26 Nëntor 2024
    Banorët janë ballafaquar me një sfidë të mundësuar nga Prince Caffe, për t’u shpallur kapiten i javës. Ata ishin nga tre persona,...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Sot do të mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor “Mësimet e nxjerra, rekomandimet, dhe hapat e mëtutjeshëm në luftimin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.