×
  • Lajme
  • Lajme

    KESCO: Rikyçjet e konsumatorëve në rrjet të energjisë elektrike do të bëhen me automatizëm

    FrontOnline
    27 Nëntor 2024

    KESCO njofton se ka filluar të zbatojë sistemin e ri të rikyçjes automatike për konsumatorët që kanë pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe kanë realizuar pagesat e tyre.

    Ky sistem eliminon nevojën për paraqitjen e kërkesave manuale për rikyçje pas realizimit të pagesës.

    Në kumtesën për media bëhet e ditur se pas një periudhe testimi të suksesshme, KESCO ka vendosur të zbatojë këtë procedurë automatike për të përmirësuar efikasitetin dhe për të ofruar një shërbim më të shpejtë dhe më të thjeshtë për konsumatorët. Kjo do të mundësojë që pas çdo pagese të plotë nga konsumatori i cili është shkyçur nga rrjeti elektrik për mos-pagesë, kërkesa për rikyçje do të procedohet automatikisht, pa pasur nevojë të paraqesë kërkesë tek Kujdesi për Konsumatorë.

    “Ky zhvillim pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv, duke shkurtuar kohën e pritjes për trajtimin manual të kërkesave përmes ofrimit të shërbimeve të modernizuara dhe të thjeshta. Por, pavarësisht nga automatizimi i procesit, është e rëndësishme të theksohet se rikyçja ka një periudhë ligjore që të realizohet brenda 24 orësh pas përditësimit të statusit të pagesës. Inkurajojmë konsumatorët të respektojnë afatin e pagesave për të shmangur ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike”, thuhet një njoftim të KESCO-s.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, ka shprehur mbështetje në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë për hapjen e...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Në burgun e Dubravës dyshohet se është dhunuar seksualisht një i burgosur i moshës 20-vjeçare, nga dy të burgosur të tjerë. Për...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Partia Socialdemokrate ka realizuar një aksion simbolik, gjatë të cilit i ka ndarë mirënjohje kryetarit të komunës së Gjilanit nga radhët e...
    Të tjera
    Lajme27 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ironizuar sot me vendimin e Qeverisë Kurti për fillimin e procedurave për ndërtimin e një fabrike...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, nesër do të mbajë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora 17:00. “Nesër, e enjte,...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përfundoi qëndrimin e saj zyrtar në Kolumbi. Me anë të një postimi në Instagram, ku...
    Vip27 Nëntor 2024
    Driloni ka bërë një paralajmërim, gjatë bisedës me disa nga banorët e shtëpisë. Ai ka paralajmëruar se mund të eskalojë situata, në...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Dy nga tre personat e arrestuar në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi” janë pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi, konfirmoi...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Daut Haradinaj nga AAK ka shkruar për rastin që një nxënëse nuk u lejua të hynte në klasë. Arsye ishte veshja e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.