×
  • Lajme
  • Lajme

    KESCO kërkon kursim të rrymës: Konsumi po shënon rritje të ndjeshme, importi mbetet i lartë

    FrontOnline
    17 Prill 2025

    KESCO ka kërkuar kursim të energjisë elektrike duke thënë se konsumi po shënon rritje të ndjeshme dhe importi mbetet i lartë.

    “Kosova po përballet me një situatë sfiduese në sektorin e energjisë elektrike, pasi kërkesa për konsum po arrin nivele rekorde pothuajse çdo ditë. Kjo rritje e ndjeshme dhe e vazhdueshme në konsum, rreth 43% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, po ndodh në një kohë kur kapacitetet vendore të prodhimit vazhdojnë të mbeten të kufizuara dhe të ulëta. Aktualisht, ndërsa konsumi arrin mbi 700 MË, furnizimi nga burimet vendore përbëhet nga rreth 315 MË nga termocentralet me qymyr dhe rreth 130 MË nga burimet e energjisë rinovueshme (BRRE), çka është dukshëm më pak sesa nevojat e përditshme për energji elektrike.”

    Në komunikatë thuhet se një pjesë e konsiderueshme e konsumit po mbulohet përmes importit.

    “Si pasojë, një pjesë e konsiderueshme e konsumit po mbulohet përmes importit nga tregjet ndërkombëtare, në një kohë kur çmimet janë të larta dhe të paqëndrueshme.”

    KESCO ka rekomanduar që qytetarët të përdorin “me kujdes të shtuar” pajisjet me konsum të lartë energjie.

    “Kjo situatë po krijon sfida shtesë për sistemin energjetik, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e kostove të operimit dhe menaxhimit të tij. Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe vetëdije në përdorimin e energjisë elektrike dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në kursimin e saj. Çdo kilovat i kursyer ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të sistemit dhe në përballimin më të lehtë të kësaj periudhe sfiduese. Rekomandojmë që përdorimi i pajisjeve me konsum të lartë energjie – veçanërisht gjatë orëve të pikut – të bëhet me kujdes të shtuar dhe vetëm kur është e domosdoshme. Jemi në një situatë që kërkon veprim të përbashkët dhe të koordinuar nga të gjithë, për të mirën e përbashkët dhe për të minimizuar ndikimin në të ardhmen.”

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Lajme16 Maj 2025
    Kryesia e degës së LDK-së në Junik ka propozuar Ruzhdi Shehun, si kandidat për kryetar të Komunës edhe për një mandat. Këtë...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Andrej Hoivik, përfaqësues i Partisë Demokratike Sllovene (SDS) opozitare, është ngjitur sot në kulmin e ndërtesës së parlamentit slloven në Lubjanë. Ai...
    Lajme16 Maj 2025
    Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka uruar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë të mbajtura më 11 maj. Lushtaku...
    Lajme16 Maj 2025
    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, ka propozuar Gazmend Muhaxherin si kandidat për kryetar të kësaj komune edhe për një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.