-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    KESCO apelon për kursim të rrymës: Importi po kushton miliona euro

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Në prag të hyrjes në fuqi të vendimit për rritjen e çmimit rrymës, KESCO qysh sot ka bërë një apel drejt qytetarëve për kursim të energjisë elektrike.

    Siç thuhet në njoftim, kapacitetet vendore të prodhimit aktualisht janë të kufizuara dhe arrijnë deri në 500 megavatë orë për orë, kurse rritje e ndjeshme e kërkesës për energji elektrike ditëve të fundit sipas tyre, po arrin nivele mbi 1000 megavatë në orë, transmeton klankosova.tv.

    ”Ditëve të fundit, Kosova po përballet me një rritje të ndjeshme dhe të paparashikueshme të kërkesës për energji elektrike, duke arritur nivele deri në mbi 1000 megavat në orë.

    Për shkak të rënies së temperaturave, kjo kërkesë është dukshëm më e lartë krahasuar me periudhat tipike të pranverës, kur konsumi zakonisht është më i ulët për shkak të kushteve më të favorshme klimatike.

    Kapacitetet vendore të prodhimit aktualisht janë të kufizuara dhe arrijnë deri në 500 megavatë orë për orë. Për rrjedhojë, një pjesë e konsiderueshme e konsumit duhet të sigurohen përmes importit nga tregjet ndërkombëtare të energjisë elektrike. Çmimet e tregut janë aktualisht të larta, duke kapur shifrat mbi 100 euro për MËh. Kjo ka bërë që kostoja shtesë për të siguruar energjinë e munguar të shkojë në miliona euro – një barrë e rëndë për sistemin energjetik.

    Duke pasur parasysh këto zhvillime, i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal në përdorimin e energjisë elektrike dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në kursimin e saj.

    Përdorimi racional i energjisë është jo vetëm një akt përgjegjësie qytetare, por edhe një nevojë emergjente për të ruajtur stabilitetin energjetik dhe për të ulur kostot për vendin.

    Rekomandojmë shmangien e përdorimit të pajisjeve që shpenzojnë shumë energji elektrike, veçanërisht atyre të ngrohjes gjatë orëve të pikut, në mënyrë që kjo situatë të tejkalohet sa më lehtë.

    Kjo është një kohë kur solidariteti dhe përgjegjësia kolektive janë kyçe për ta kaluar situatën me sa më pak ndikim në ekonomi dhe në jetën e përditshme të qytetarëve”.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2025
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në ditën e dytë të Kongresit të EPP-së, është takuar me kryeministrin kroat Andrej...
    Lajme30 Prill 2025
    Një kompani pothuajse enigmatike, pa adresë dhe me vetëm dy punëtorë të regjistruar, ka realizuar qindra miliona euro fitim për 3 vjet...
    Lajme30 Prill 2025
    Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur monitorimin e tregut pas paralajmërimit për shtrenjtim të më shumë se 20 produkteve bazë....
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2025
    Instituti GAP ka publikuar një raport, “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”, ku ndër...
    Lajme30 Prill 2025
    Instituti GAP ka publikuar një raport, “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”, ku ndër...
    Lajme30 Prill 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, tregoi arsyet se pse partia e saj nuk po e voton...
    Lajme30 Prill 2025
    Sot i është shpërthyer vetura private e ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari Ai para mediave ka thënë se...
    Lajme30 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin Ilaz Kodra në 26 vjetorin e rënies së tij, duke bërë...
    Lajme30 Prill 2025
    Afër 1 milion euro dëm i kanë shkaktuar shtetit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) përmes nënshkrimit të një kontrate për eliminimin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.