×
  • Lajme
  • Lajme

    Kësaj partie i takon posti i kryeministrit

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Çështja e kryeministrit të ardhshëm nuk ka nevojë të negociohet, kanë thënë të hënën burime në Lidhjen Demokratike (LDK). E kanë bërë të qartë këtë vetëm një ditë pasi Lutfi Haziri, i cili i prin ekipit të kësaj partie në negociatat për marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), ka nxitur reagime me deklarimin se emri i të parit të Qeverisë kalon nëpër zyrën e LDK-së.

    Një nga anëtarët e ekipit të LDK-së që zhvillon takimet me LVV-në ka folur në kushte anonimiteti për Kohën Ditore, kur ka përmendur parimin e dakorduar prej kohësh rreth postit të kreut të Ekzekutivit.

    “Ende nuk kemi mbërritur në fazën kur diskutohen postet, sepse jemi në diskutime tematike për programin. Por, e kemi thënë se kush e ka një votë më shumë i takon kryeministri”, ka thënë ky eksponent i LDK-së. “Ndarja e posteve ende nuk është temë”.

    Një ditë më parë Haziri, i cili është edhe nënkryetar i LDK-së, ka shkruar në rrjete sociale se asnjë parti nuk mund ta formojë qeverinë e vetme, shkaku që sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë, dhe ka theksuar se vendi ka nevojë për qeverisje të mirë, si për ajër. Por, ajo që ka thënë të jetë e qartë është se “emri i kryeministrit kalon nëpër zyrë të LDK-së”.

    Kjo deklaratë ka nxitur reagime të mëdha në LVV, meqë është lexuar si përcaktim i LDK-së për ta vënë në tavolinën e diskutimit edhe postin e kryeministrit./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme06 Janar 2025
    Rinor Qehaja, drejtor i Institutit ‘ED Guard’, ka ndarë mendimet e tij mbi faktorët që po ndikojnë në rënien e numrit të...
    Lajme06 Janar 2025
    Ish-zëvendësministri i Arsimit dhe njohësi i arsimit, Xhavit Rexhaj, për FrontOnline, ka dhënë një analizë të hollësishme mbi rënien e numrit të...
    Lajme06 Janar 2025
    Në anën tjetër njohës të fushës, por edhe profesor të Universiteteve Publike thonë se në konkurset e shpallura nuk po plotësohet numri...
    Të tjera
    Lajme06 Janar 2025
    Gjatë vitit akademik 2023/2024, numri i studentëve të regjistruar në kolegjet private në Kosovë ka tejkaluar atë të studentëve të regjistruar në...
    Lajme06 Janar 2025
    Me rastin e përfundimit të festave të fundvitit, një numër i madh i mërgimtarëve kanë nisur të kthehen në vendet evropiane, ku...
    Lajme06 Janar 2025
    Të hënën moti mbi Kosovë do të mbajë kryesisht me diell. Gjatë ditës parashihet të ketë dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit...
    Lajme06 Janar 2025
    Sot do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,...
    Lajme05 Janar 2025
    Më 5 janar 2025, në orën 23:12 sipas kohës lokale, është regjistruar një tërmet me magnitudë 2.8 në rajonin kufitar mes Kosovës,...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i frymëmarrjes, i identifikuar si Metapneumovirusi i Njeriut (HMPV)....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.