Një i dyshuar është arrestuar të premten pasi kishte rrëmbyer një person dhe që për lirimin e tij kërkonte 30,000 euro nga familjarët.
Rasti ishte raportuar mesditën e 14 qershorit.
I dyshuari Sh.K, 23 vjeç, është liruar pak minuta pas raportimit në Polici për rrëmbimin.
Në vendin ku ishte mbajtur viktima, Policia ka sekuestruar një armë, një thikë dhe një sëpatë.