Bashkimi i Koretinit dhe KF Dukagjini do të përballen në pasditën e sotme mes vete.
Në kuadër të javës së 25-të në Ligën e Dytë, dy skuadrat do të luajnë në Koretin, shkruan FrontOnline.
Ndeshja do të nis nga ora 15:00, por para ndeshjes ka ndodhur diçka tejet interesante.
https://www.facebook.com/bashkimi.koretin/photos/a.1416968395232952/2831759460420498/
Futbollisti gjakovar i Dukagjinit, Gabriel Pjetraj e ka lansuar një koment qesharak në postimin e Bashkimit në “Facebook”.
“A muni me na prit nja 30 min se na ka hup ni lojjtar etc vanohem pak”, është komenti i Pjetrajt.
Ende nuk dihet nëse ky status ishte në formë shakaje, por ka shkaktuar të qeshura në rrjetet sociale./FrontOnline/