×
  • Ekonomi
  • Banka

    Kërkohet rregullim ligjor për shërbimet e parave virtuale nga bankat komerciale

    FrontOnline
    04 Prill 2021

    Përkundër që fenomeni i tregtimit të kriptovalutave mbetet ende çështje aktuale për përfitime financiare në Kosovë, sidomos nga të rinjtë, me gjithë rënien dhe ngritjen e vlerës së tyre monetare, qarkullimi i parave virtuale, nuk është i rregulluar me kornizën të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

    Investimi në këto valuta sipas BQK-së bartë rrezik të lartë për shkak të luhatjeve të mëdha të vlerës së tyre në treg.

    Ndërsa, njohës të ekonomisë po konsiderojnë se pavarësisht që shumë të rinj në vend po punojnë me kriptovaluta, BQK nuk ka ecur në hap me trendët të cilat janë duke u zhvilluar në rajon dhe Evropë për ta rregulluar tregun e kriptovalutave me legjislacion dhe rregullatorë të nevojshme.

    Eksperti i ekonomisë Bardh Ahmeti thotë për KosovaPress se është e nevojshme që të rregullohet ligjërisht kthimi i kriptovalutave nga bankat komerciale në Kosovë.

    Ahmeti: Të rregullohet ligjërisht kthimi i kriptovalutave nga bankat komerciale

    “Kosova është vend me një pjesë dërmuese të popullatës së re, gjithashtu jemi shumë të akseptueshëm ndaj zhvillimeve teknologjike dhe kemi një sektor shumë të avancuar të inovacionit dhe teknologjisë së informacionit që janë konkurrues me gjithë Evropën dhe punojnë, eksportojnë shërbime për gjithë Evropën, edhe ne nuk kemi qenë të mbyllur ndaj zhvillimeve që kanë ndodhur me kriptovalutat. Ka shumë të rinj e të reja por duke mos kufizuar moshën që shfrytëzojnë kriptovalutë dhe variojnë me kriptovalutat, punojnë me to, mirëpo, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës nuk ka ecur në hap me trendet, të cilat janë duke u zhvilluar dhe nuk e ka rregulluar tregun e kriptovalutave me legjislacion dhe rregullativ të nevojshëm. Patjetër që do të ishte nevojshme, pothuajse pjesa dërmuese e legjislacionit të vendit tonë është e harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe ne aspirojmë që të integrohemi aty. Jemi në proces të integrimit dhe është e rrugës që t’i hapim vetes mundësi të reja edhe për mes përqafimit të këtij legjislacioni”, thekson Ahmeti.

    Zëdhënësi në Bankën Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti thekson për KosovaPress se personat që investojnë në këto valuta duhet të kenë parasysh se mund të pësojnë humbje të mjeteve të investuara, pasi sipas tij investimi në këto valuta bartë rrezik të lartë.

    Pavarësisht kësaj, Ahmeti shton se BQK nuk mund të ndalojë qarkullimin e tyre.

    “Qarkullimi i kriptovalutave, parave virtuale, nuk është i rregulluar me kornizën ligjore apo rregullative të BQK-së në fuqi. Pasi kriptovalutat, paratë virtuale, nuk janë të rregulluara, BQK nuk mund të ndalojë qarkullimin e tyre. Gjithashtu, BQK përmes publikimeve të mëhershme ka paraqitur qëndrimin e saj, i cili është në linjë me bankat qendrore të vendeve tjera dhe i cili vazhdon të jetë i njëjtë, se investimi në këto valuta bartë rrezik të lartë për shkak të luhatjeve të mëdha të vlerës së tyre në treg, prandaj personat që investojnë në këto valuta duhet të kenë parasysh se mund të pësojnë humbje të mjeteve të investuara”, thotë Ahmeti në një përgjigje me shkrim.

    Pse nuk pranohet kthimi i kriptovalutave nga bankat komerciale, janë shprehur edhe drejtues të Shoqatës së Bankave të Kosovës, sipas drejtorit ekzekutiv të kësaj shoqata, Petrit Balija, i cili thekson se deri në rregullimin ligjor të kësaj çështje, qytetari është i pambrojtur.

    “Aktualisht në Kosovë ky aktivitet nuk është i rregulluar me ligj. Andaj, institucionet financiare në vend duhet të kenë parasysh ligjshmërinë e këtij aktiviteti, meqë qytetari që investon nuk ka asnjë lloj mbrojtje institucionale në rast të humbjeve nga ky aktivitet. Ne kemi të bëjmë me investitorë, me qytetarë të Kosovës të cilët i mbron shteti i Kosovës me ligjet në fuqi dhe në këtë rast kemi të bëjmë me kapitalin me të cilët po investojnë në një investim për të cilën për momentin nuk është i rregulluar dhe do të thotë se qytetari është i pambrojtur. Pra, dilema është se si ta mbrojmë investitorin dhe nuk ka të bëj me zhvillimet që janë duke ndodhur në teknologjinë Blockchain”, thekson Balija në një përgjigje me shkrim.

    Po kështu shprehet edhe Antigona Limani – Bejtullahu, shefe e departamentit të Marketing dhe PR, në Raiffeisen Bank Kosova.

    Bejtullahu thotë për KosovaPress se derisa kjo të rregullohet me ligj kjo bankë nuk mund të ofrojë shërbime të tilla.

    “Sa i përket kriptovalutave, ne aplikojmë rregulloret dhe ligjet mbi Banka dhe Mikrofinanca te BQK-se dhe sipas këtyre rregulloreve edhe veprojmë, çdo gjë që lejohet nga BQK pastaj aplikohet dhe lejohet edhe nga Bankat komerciale në Kosove, pasi që përdorimi i parave virtuale nuk është i rregulluar me ligj në Kosovë, deri sa kjo të rregullohet me ligj as ne nuk mund të ofrojmë një shërbim të tillë”, thekson Bejtullahu.

    Por, mungesa e rregullimit ligjor nuk po i pengon kosovarët të fitojnë nga tregtimi i këtyre valutave. Në shumicën e bankave komerciale në Evropë ku edhe bankat i preferojnë klientëve blerjen e kriptovalutave, kjo dukuri po ndodhë edhe në Kosovë, por që shteti dhe bankat komerciale në këtë rast nuk po përfitojnë asgjë.

    Këto ditë një Bitcoin në njësinë monetare ka arritur rreth 60 mijë dollarë ose mbi 50 mijë euro.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Kronika12 Janar 2025
    Policia ka gjetur një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë në veturën e një personi në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë....
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për deputet i PDK-së, Elmi Reçica, takoi kusherinjtë me të cilët diskutuan vizionin e kësaj partie për një Kosovë më të...
    Lajme12 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin...
    Lajme12 Janar 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë. Sipas...
    Lajme12 Janar 2025
    Ish-drejtori i QKUK-së dhe gjinekologu, Curr Gjocaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me rënien e natalitetit në Kosovë,...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një sasi lënde plasëse e dyshuar si tritol i është vendosur një hoteli në Theth, në orët e para të mëngjesit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.