×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për mashtrim dhe kontrabandim me migrantë

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj F.H, i cili dyshohet për dy vepra penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe “Mashtrimi”.

    Kërkesa është parashtruar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.

    “Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit Tetor – Nëntor 2021 në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, i dyshuari F.H., është marrë me kontrabandimin e migrantëve, shtetas të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkimit Evropian, pa i përfillur kushtet e domosdoshme për hyrje të ligjshme për në këto shtete, me këtë do të kryente veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit Tetor – Nëntor 2021 në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, i dyshuari F.H., është marrë me kontrabandimin e migrantëve, shtetas të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkimit Evropian, pa i përfillur kushtet e domosdoshme për hyrje të ligjshme për në këto shtete, me këtë do të kryente veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Po ashtu, ndaj të njëjtit, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit Tetor – Nëntor 2021 në Ferizaj, duke i fshehur faktet me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete e ka vënë në lajthim të dëmtuarën N.L., duke i premtuar se do ti siguroj tri viza shengen për të i’a mundësuar hyrjen në shtetin e Zvicrës, në atë mënyrë që ka siguruar tri viza në ambasadën e Rumanisë në Shkup për bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët e saj, për të cilin shërbim ka marrë tre mijë e pesëqind euro edhe pse e ka ditur se Rumania nuk është pjesë e zonës shengen, me këtë do të kryente veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së.

    I pandehuri që nga data 10 Shtator 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartëcekura.

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Tahiri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, ka thënë se qeveria e ShBA-së është duke e ndihmuar Kosovën...
    Të tjera
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Përballja në kryeqytet mes Prishtinës dhe Malishevës, u mbyll pa gola. As njëra e as tjetra skuadër nuk arriti të bëjë asgjë...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara ka biseduar me Drilonin rreth situatës së tyre brenda Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ia tha troç Drilonit se “unë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vazhduar ende. Periudhë kjo që nisi më 29 gusht do të...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndjehet i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër do të mbyllet për një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.