×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet mbajtja e Zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të veriut

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Dy komuna të vendit do të duhej t’i mbanin zgjedhjet e jashtëzakonshme për shkak se kryetarët  tyre, ai i Podujevës, Agim Veliu mori postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Mitrovica e Veriut, Goran Rakiq u emërua ministër në ministrinë për Pushtet Lokal.

    Por, deri më tani zgjedhjet në këto dy komuna nuk janë mbajtur për shkak të situatës më Coronavirus, mirëpo tani pas lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend po kërkohet të shkohet sa më parë në zgjedhje.

    Njohësi i Kushtetutës dhe profesori, Mazllum Baraliu në një prononcim për Front Online ka kërkuar që Presidenti Hashim Thaçi sa më parë të caktoj datën e zgjedhjeve.

    “Do të duhej domosdoshmërish meqë është zgjatur shumë dhe kanë kaluar afatet kushtetuese, por kanë kaluar për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, fuqisë madhore që ishte pandemia”, ka thënë Baraliu.

    Baraliu: S’ka arsye të mos mbahen zgjedhjet

    Baraliu më tutje është shprehur se tani nuk ka asnjë arsye që të mos mbahen zgjedhjet marrë parasysh që edhe vendet e rajonit kanë kaluar nëpër procese zgjedhore edhe në pandemi.

    “Tani më jo vetëm në Besianë por mendoj edhe në Mitrovicë, do të duhej të mbaheshin zgjedhjet për shkak se nuk ka asnjë arsye shtesë bindëse, për tu vazhduar ky afat i kësaj amullie të mosveprimit.

    Aq më tepër kur  shtetet tjera në rajon kanë mbajtur zgjedhjet dhe nuk është dëshmuar që ka pasur ndonjë pasoj të rëndë për sa i përket përhapjes së Coronavirusit”, është shprehur ai.

    Ndërsa profesori Mazllum Baraliu i pyetur për mundësinë që zgjedhjet të shtyhen deri vitin e ardhshëm që është vit zgjedhorë për zgjedhjen e kryetarëve të komunave, ai ka bërë të qartë se Kushtetuta nuk parasheh një vakum të tillë institucional.

    “Nuk e parasheh kushtetuta, nuk ka ndonjë vakum që mund të interpretohet në këtë mënyrë, që edhe një vit të ketë kaq vakum institucional, sepse nuk është ushtrimi i mirëfillte kushtetues i mandatit në këto komuna. Nuk do të duhej pritur deri atëherë, do të duhej që të ushtrohej obligimi kushtetues i Presidentit në mënyrë që sa më shpejtë pasi janë krijuar rrethanat më të mira, që të mbahen zgjedhjet në këto dy komuna”, ka thënë Baraliu.

    Bulliqi: Thaçi dhe Veliu po bashkëpunojnë që të mos mbahen zgjedhjet në Podujevë

    Kurse kandidati për kryetarë të Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi ka akuzuar Presidentin Hashim Thaçi për bashkëpunim me ish-kryetarin, Agim Veli në mënyrë që të mos mbahen zgjedhjet.

    “Tani më nuk ka asnjë justifikim që janë krijuar kushtet për tu mbajtur zgjedhjet, por duket që marrëveshjet interne në mes të ish-kryetarit dhe të Presidentit të shtetit zotit Thaci janë duke funksionuar jashtëzakonisht mirë dhe si pasojë e saj është bllokuar ky proces zgjedhorë në Podujevë”, ka thënë ai.

    Bulliqi poashtu ka akuzuar udhëheqjen aktuale të LDK-së në Podujevë që është duke e shfrytëzuar këtë situatë dhe po manipulon me projekte dhe keqpërdorim të parasë publike.

    “E dimë që administrata e Podujevës është në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë, si pasojë e saj kemi një sërë keqpërdorimesh të parasë publike dhe ndër pasojat kyçe është mungesa  e kryetarit të komunës dhe janë hapur rrugë që individ jo legjitim të keqpërdorin projektet”, ka thënë Bulliqi.

    Kryetarja e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, (KQZ) Valdete Daka ka thënë se si institucion janë të gatshëm të i organizojnë zgjedhjet kurdo që ato mbahen.

    “Jemi të gatshëm. Kjo as që diskutohet. Po e presim veç vendimin e Presidentit”, ka thënë ajo.

    Ndërsa Presidenca e Kosovës nuk është përgjigjur në pyetjet e Front Online edhe pas 2 dit pritje, lidhur me këtë temë.

    Poashtu edhe kandidati nga LDK, Nexhmi Rudari dhe ai i PDK-së, Naim Fetahu nuk janë përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës u caktuan pasi kryetari i mëparshëm i kësaj komune, Agim Veliu, u zgjodh ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës, poshtu parashihet që edhe Mitrovica e Veriut të shkoj në zgjedhje pasi Goran Rakiq, u emërua ministër i Pushtetit Lokal.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme06 Janar 2025
    Një tjetër termet është regjistruar në Kosovë, rreth orës 20:33. Ky është termeti i 3-të brenda 24 orëve. Dridhjet e tokës u...
    Lajme06 Janar 2025
    I emëruari nga Donald Trump për Misione të Posaçme në botë, Richard Grenell, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Albin Kurti, i cili deklaroi...
    Lajme06 Janar 2025
    Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rifillim në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Një situatë emergjente mjekësore ka ndodhur ditën e sotme në tragetin “Af Marina,” i cili ishte nisur nga Porti i Durrësit në...
    Vip06 Janar 2025
    Xuxi ka shfryer mllefin e tij edhe ndaj Rovenës. Ndër tjera ai është ndjerë edhe fajtor, duke e akuzuar Rovenën se ka...
    Sport06 Janar 2025
    Sulmuesi holandez Donyell Malen është shumë pranë transferimit te klubi i Premier League, Aston Villa. Sipas burimeve të besueshme nga "Voetbal International", lojtari...
    Lajme06 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se fuqizimi i gruas është parakusht për një Kosovë fituese. Në...
    Sport06 Janar 2025
    Viti 2024 ishte viti më i suksesshëm në karrierën e Edon Zhegrovës. Sidomos në gjashtë mujorin e dytë, Zhegrova shpërtheu, duke qenë...
    Vip06 Janar 2025
    Vullneti ka analizuar lojën e Drilonit në një diskutim me Drenushën. Ai u shpreh se Driloni duhet të bëjë ndonjë veprim karshi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.