Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper në konferencën që po diskutohet për ecurinë e gjykimit nga Dhomat e Specializuara ka kërkuar lirimin me kusht të Hashim Thaçit.
Gjykatësi i procedurës paraprake, Nikolla Giju, i kërkoi avokatit mbrojtës që të paraqes kërkesën më shkrim për lirimin me kusht të Thaçit.
“Mendoj që është me vend që ju të dërgoni një kërkesë dhe prokuroria të ju përgjigjet. Nuk e kam mbyll derën për këtë pjesë. Në bazë të ligjeve ju duhet të bëni një kërkesë më shkrim në mënyrë që të vazhdojmë më këtë proces” tha gjykatësi Nikolla Giju.
Avokati mbrojtës, David Hooper tha se do t’ua dërgojë një kërkesë përmes së cilës do të kërkoj lirimin me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Unë mund të bëj një kërkesë për juve gjykatës, nuk e kemi problem të bëjmë kërkesa të tilla me shkrim. Në kushtet e mungesës së kritereve atëherë preferohet lirimi me kusht i Hashim Thaçit”, tha Hooper.