×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet 30 ditë paraburgim për të dyshuarin që sulmoi seksualisht Mrika Nikqin

    FrontOnline
    01 Tetor 2022

    Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Flori Beqirajt, i dyshuar për sulm seksual ndaj Mrika Nikqit.

    Lajmin për Front Online e ka bërë të ditur Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë së Pejës.

    Ai, ka thënë se aktualisht është duke u mbajtur seanca dëgjimore.

    Rasti ka ndodhur më 27 shtator në qendër të qytetit të Pejës, ndërsa kërkesa për paraburgim në gjykatën kompetente është bërë këtë të shtunë.

    “Me datë 27 shtator ka ndodhur rastit i  veprës penale të “Sulmit Seksual”  dhe për këtë çështje penale kanë qenë të angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe njësitet relevante policore. Pas punës intensive është bërë e mundshme identifikimi i personit të dyshuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar fillimisht për 48 orë”, ka thënë ai.

    “Gjatë ditës së sotme, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në gjykatën kompetente, ku gjatë mbajtjes së kësaj seance Prokurori i Shtetit do shpalosë arsye që gjykata t’ia caktojë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, ka shtuar Nikqi.

    Alpinistja Mrika Nikqi ka publikuar të premten mbrëma një video ku shihet duke u sulmuar nga një person në një rrugicë në qytetin e Pejës./Front Online

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kërkesë e tyre ishte përjashtimi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet...
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.