×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesat për shkarkimin e ambasadorit Gashi, flasin nga partia e Kurtit

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Ka mjaftuar një rishpërndarje në Twitter i një shkrimi të gazetës franceze “Le Figaro” nga ana e ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi që të shpërthejnë sharjet, linçimet, kërcënimet me vdekje e kërkesat për shkarkimin e tij.

    Por nga Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit nuk kanë ndonjë qëndrim të prerë se çfarë duhet të ndodh me ambasadorin Gashi. Zëdhënësi i kësaj partie ka thënë se mandati i ambasadorit Gashi ka përfunduar dhe është duke qëndruar në Paris jashtëligjshëm.

    Profili zyrtar i ambasadorit Qendrim Gashi në Tëitter është vërshuar nga komentet me sharje dhe kërcënime për shkak të një rishpërndarje të artikullit të gazetës franceze “Le Figaro”.

    Artikulli i publikuar në të përditshmen franceze ka të bëjë me kronologjinë e ngjarjeve që rezultoi me aktin terrorist të prerjes së kokës së mësuesit francez Samuel Paty para disa ditëve në periferi të Parisit nga një ekstremist fetar me prejardhje çeçene. Artikulli në fjalë ka për ilustrim një karikaturë të profetit Muhamed të cilin besimtarët e fesë islame e konsiderojnë si të shenjtë dhe figura e tij është e ndaluar të vizatohet.

    Madje diplomati kosovar në rrjetin social Facebook u kërcënua edhe me vrasje gjatë ditës së djeshme

    Policia ka arrestuar personin që kanosi përmes postimeve në rrjetin social Facebook, ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, pasi ky i fundit shpërndau një artikull të gazetës franceze “Le Figaro” me një karikaturë të profetit Muhamed në Tëitter.

    Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës për Gazetën Express.

    “Policia e Kosovës me datë 20.10.2020 ka ndërmarrë një operacion, që ka rezultuar me arrestimin e një personi, si i dyshuar për veprën penale sipas kapitullit XIV, të veprave penale kundër rendit kushtetues të RKS-së. Të gjitha veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

    Vet ambasadori Gashi reagoi sot përmes Facebook-ut ku tha se nuk do të bënte kurrë ofendim komunitar por kushdo që dyshon se ka shkelur ligjin le ta sfidojë në gjykatë në Kosovë apo Francë.

    “Kuptohet që qëllimi im nuk ishte që të ofendoja dikë dhe më vjen shumë keq kur pash njerëz që mund të jenë të lënduar sepse nuk i kanë ditur detajet e kontekstin e artikullit gazetar. Për më shumë, unë s’do ta bëja kurrë një ofendim komunitar nga çfarëdo pozite zyrtare, për arsye njerëzore e jo nga konsekuencat e mundshme ligjore. Kushdo që dyshon se unë kam shkelur ligj duke e shpërndarë një artikull që e jep kronologjinë e një akti terrorist, le të më sfidon në gjykatë, në Kosovë ose Francë. Kështu duhet të zgjidhen dilemat në shoqërinë tonë, përmes ligjit, e jo përmes kërcënimeve e dhunës”, ka thënë Gashi.

    Ndërkaq, deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani dhe Labinota Demi-Murtezi e kanë quajtur të papranueshëm këtë akt dhe kanë kërkuar që ambasadori Gashi të shkarkohet.

    Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të Lëvizjes Vetëvendosje nëse kjo parti mbështet deputetët e saj që kanë kërkuar shkarkimin e ambasadorit Gashi në lidhje me situatën e krijuar.

    Zëdhënësi i VV’së, Përparim Kryeziu tha se Gashit i ka përfunduar mandati dhe po mban detyrën jashtëligjshëm, duke refuzuar të komentojë nëse i njëjti duhet të shkarkohet për shkak të ngjarjes së fundit.

    “Për z. Gashi tashmë ka një dekret për t’u kthy në vend që nga korriku i vitit 2019, kurse mandati i tij i rregullt ka përfunduar ka tash e disa muaj. Ai sot mbanë këtë detyrën në mënyrë të jashtëligjshme dhe i njëjti nuk do të duhej të ishte në këtë funksion që nga qershori i vitit 2020. Prandaj, përgjegjësi për situatën e krijuar nga ai dhe lidhur me të mbanë po aq edhe Ministria e Punëve të Jashtme e cila heziton e madje refuzon t’i bindet kornizës ligjore, përkatësisht Ligjit për Shërbimin e Jashtëm”, tha ai.

    Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla nëse kanë komunikuar me ambasadorin Gashi lidhur me këtë çështje por ministrja nuk ka qenë e qasshme.

    Ndryshe MPJ ka paralajmëruar se sot do të dalin me një komunikatë për media në lidhje me ambasadorin e Kosovës në Francë, Qendrim Gashi.

    As nga BIK’u nuk kanë pranuar të flasin gjatë ditës, por ata kanë lëshuar një deklaratë para dy ditësh lidhur me këtë.

    Bashkësia Islame e Kosovës përmes asaj deklarate kanë kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që të distancohen nga veprimet e ambasadorit Qendrim Gashi.

    Ndërkaq ambasada e Kosovës në Francë sot nuk është përgjigjur në telefonatat e Gazetës Express.

    Aktorë e këngëtarë kanë fyer ambasadorin Gashi duke e quajtur me emrat “gomar” e “gjo e gjallë”

    Ndër ta që kanë fyer ambasadorin Gashi dhe që kanë kërkuar shkarkimin e tij kanë qenë këngëtari Arian Agushi i njohur si Gold Ag, si dhe aktori Agan Asllani.

    Presidenti francez, Emanuel Macron, e ka quajtur sulm terrorist islamik vrasjen e mësuesit në periferi të Parisit.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Trusti Pensional i Kosovës ka njoftuar se përkohësisht janë jashtë funksionit uebfaqja dhe shërbimi online eTrusti. Kjo për shkak të një problemi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas raportimit se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi Fitore Pacolli ka ndikuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, po kërkohen të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, policia në Prizren ka arritur t’i ndalojë pesë persona dhë ka sekuestruar shtatë armë,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Xheneta është parë e përlotur për shkak të situatës së krijuar mes saj Gjestit dhe Edit. Derisa, situatën e komentuan edhe Leo,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti ka akuzuar Xhenetën dhe Edin se po bëjnë “filma”. “Kur te kuptojsh injorancen atëherë thuj jam i mençur, se mu nuk...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.