Lëvizje Vetëvendosje i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që të thërret seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë Kurti2.
Në këtë kërkesë thuhet se LVV-ja kërkon thirrjen e kësaj seance, “duke marrë parasysh rrethanat e vakumit institucional dhe vullnetin e qytetarëve të vendit në zgjedhjet e 14 shkurtit”.