×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesa për pezullim të dialogut, BE ia përkujton Hotit zotimin e dhënë për vazhdim të tij

    FrontOnline
    06 Nëntor 2020

    Selim Selimi, ministri i Drejtësisë dhe përfaqësuesi i AAK-së në dialog, kërkoi sot në mbledhjen e Qeverisë pezullimin e menjëhershëm të dialogut Kosovë-Serbi për shkak të konfirmimit të aktakuzave ndaj figurave më kryesore të UÇK-së dhe politikës së pasluftës.

    Kryeministri Avdullah Hoti iu përgjigj duke thënë se nuk ndërhyjnë në vendimet e organeve të drejtësisë dhe se në Qeverinë e Kosovës nuk ka hapësirë për sjellje ndryshe, njofton Klan Kosova.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për klankosova.tv nuk e ka komentuar deklaratën e Selimit, por rikujtoi se kryeministri Hoti është zotuar për dialog dhe vazhdim të tij pas rifillimit.

    “BE-ja është lehtësuese e dialogut dhe ne jemi duke u përqendruar në këtë rol. Nuk po komentojmë vërejtjet publike të zyrtarëve të ndryshëm nga njëra anë ose nga tjetra. Dialogu, pas rifillimit të tij në korrik, përsëri po vazhdon dhe po përparon me takime në nivel ekspertësh dhe të nivelit më të lartë politik. Udhëheqësit nga të dyja anët – Presidenti Vuçiq dhe Kryeministri Hoti konfirmuan (në një deklaratë të përbashkët më 7 shtator) se ata i japin përparësi të madhe integrimit në BE dhe vazhdimit të punës në dialogun Beograd-Prishtinë. Pasja parasysh e këtij zotimi të qartë dhe kuptimi i prioriteteve është esenciale për progresin dhe përparimin në rrugën europiane për Kosovën dhe Serbinë”.

    Më 7 shtator të këtij viti, Hoti dhe Vuçiq i konfirmuan përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, se ata i kushtojnë përparësi të lartë integrimit në BE dhe vazhdimit të punës në procesin e dialogut.

    Ata gjithashtu u zotuan se do të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar harmonizimin e mëtejshëm me BE-në në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse.

    “Në këtë drejtim, dokumentet e rëna dakord së fundmi në Washington duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme të lidhura me Dialogun, të ndërmarra nga të dy palët mund të japin një kontribut të dobishëm për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhej në komunikatën e përbashkët, të cilës iu referua Stano për Klan Kosovën.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një burrë në Podujevë ka raportuar në Polici zhdukjen e motrës së tij, Samire Bitiq. Në njoftimin e Policisë thuhet se e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nesër do të mbajë një tubim në...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas ndeshjes Rumani-Kosovë është shprehur se lojtarët e Kosovës treguan zemër e shpirt në këtë ndeshje. Ai...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Është raportuar në polici se një shtëpi në fshatin Shkarashnik të Malishevës është djegur. Policia ka bërë të ditur se zjarri është...
    Sport16 Nëntor 2024
    Mike Tyson, ka pësuar humbje nga Jake Paul. Meçi u zhvillua me tetë runde, nga dy minuta, ndërsa 58-vjeçari nuk godiste me...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia ka ndaluar në Bërnjak një furgon me targa serbe, që po drejtohej nga një shtetas i Serbisë dhe me atë automjet...
    Lajme16 Nëntor 2024
    55 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vend. 26 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar dhe...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Bajram Qerkini, ka shprehur zhgënjim ndaj Qeverisë ‘Kurti’. '’Ne kemi menduar që premtimet e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë pas një mosmarrëveshje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.