Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi e ka dhënë një deklaratë interesante për skuadrën e tij, Gjilani.
Munishi pretendon se skuadra e tij e meriton një vend në garat evropiane për shkak të “Fair-Play” të treguar këtë edicion, shkruan FrontOnline.
Në lidhje me këtë gjë, Munishi kërkon nga Federata e Futbollit e Kosovës ta bëjë një kërkesë në UEFA për këtë gjë.
“Deri tanimë jemi shembulli më i mirë, ndoshta edhe në rajon. UEFA duhet të na jap mundësinë të luajmë në Evropë për “Fair-Play”. Federata duhet të bëjë kërkesë për ne”, ka thënë Munishi në “Ekipa A” në ATV”.
Ai është pyetur edhe për gëzimin e madh të tij në takimin kundër Arbërisë te njëri nga golat e Gjilanit.
“Unë e kam pasion futbollin. Nuk di të bëjë tjetër punë unë. Gjithë jetën me futboll. I kam ngushëlluar lojtarët e Arbërisë pas ndeshjes”, shtoi ai./FrontOnline/