Është arrestua nga Policia e Dibrës një person i cili rrihte gruan e tij, si dhe e kërcënonte se do ta vriste.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sllova”, është arrestuar 50 vjeç, banues në fshatin Vleshë, raporton eruonews.al, transmeton Klankosova.tv.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur se do ta vriste me armë zjarri”, bëri me dije policia.
Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së 50-vjeçarit, janë gjetur të fshehura në murin rrethues të banesës dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një pushkë, pesë krehra dhe 267 municione luftarake.