Ish-shefi i sigurisë së procesit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara, i cili kishte thënë se disfata e Donald Trumpit nga Joe Bideni nuk ishte subjekt i mashtrimeve, duhet të nxirret jashtë dhe të qëllohet me plumb, ka kërcënuar avokati i fushatës së presidentit amerikan, transmeton KOHA.
Denoncimi i kërcënimeve të Joe DiGenovas ndaj Chris Krebsit ka qenë i menjëhershëm, përfshirë thirrjet dhe akuzat se ai është sjellë si “avokat bandit”.
Krebs ishte shkarkuar nga Agjencia e sigurisë së infrastrukturës dhe sigurisë kibernetike më 17 nëntor, vetëm pak ditë pasi kishte thënë se “zgjedhjet e 3 nëntorit hynin në mesin e më të sigurtave në historinë amerikane”.
Ky ishte një qëndrim krejt ndryshe krahasuar me pretendimet e Trumpit për zgjedhjet. Krebs e kishte përdorur llogarinë e tij virtuale për t’i hedhur poshtë edhe pretendimet e Trumpit për teoritë e konspiracionit.
DiGenova, në anën tjetër, e ka mbrojtur presidentin gjatë hetimeve rreth dyshimit për përpjekje të Rusisë për të ndërhyrë në shtetet që vendosën rezultatin zgjedhor.