Një person është arrestuar pasi që dyshohet se përmes telefonit ka kërcënuar me vrasje një burrë.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima kishte kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuarit, por i dyshuari nuk ishte i kënaqur me punën e tij.
“KANOSJE/Komoran, Gllogoc 11.02.2023-14:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti (përmes telefoni) ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar, i cili kishte kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuarit, por i dyshuari nuk ishte i kënaqur me punën e tij”, thuhet në raportin e PK-së.