Policia e Kosovës ka njoftuar se në Rahovec një person ka kanosur tre zyrtare policor.
I dyshuari ka rezultuar te jetë nën ndikim e alkoolit, ku i njëjti është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka kanosur verbalisht tre zyrtarë policor derisa kishin qenë në kryerje të detyrës. I dyshuari ka rezultuar nën ndikim të alkoolit me 0.83 promilë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.