Madje, siç shkruan vetë ajo, ka pranuar edhe tri telefonata anonime.
Balje, këtë njoftim e bëri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Më poshtë edhe statusi i saj i plotë.
REAGIM PUBLIK: SOT U KËRCNOVA PATURPËSISHT !
Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime ( dy në gjuhën sërbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcnuar paturpësisht dhe duke më pohuar ” kujdes për votimin e radhës në kuvendin e Kosovës”!
Unë e kuptoj që dikuj ja kam prish planet dhe ai ” dikushi” nuk po pajtohet me humbjen. Por, ju premtoj që këta njerzë të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojn dokumente me qëllim të deskriditimit tim politik, me argumente do ti zhveshi ” lakuriq” para organeve të drejtësis të Kosovës.
I premtoj popullit të Kosovës që votën time kurr askush nuk do të mund ta ndryshoj.
Jam krenare me angazhimin tim për shtetin tim!
Duda