Shefi i stafit të Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka njoftuar se ushtruesja e detyrës së Presidentit është duke marr kërcënime kohëve të fundit. Ndaj kësaj ka reaguar edhe bashkëshorti i Osmanit, Prindon Sadriu.
Në një postim në “Facebook”, Sadriu ka bërë thirrje që të ndalen kërcënimet dhe kanosjet, nga siç i ka quajtur ai “militantë partiak e të sëmurë mental”.
“Gjuha e ofendimeve nga bartës të caktuar të institucioneve, ka filluar të pëkthehet tash e disa ditë në kërcënime specifike dhe kanosje nga militantë partiak e të sëmurë mental. Dy grupet komplemetojnë njëri tjetrin dhe si duket kanë të njejtin synim. Boll ma! STOP ofendimeve dhe kërcënimeve”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/prindoni/posts/10157332391786739