Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ky afat, i hapur në fund të gushtit, u shty deri më 26 dhjetor, shkruan Demokracia.com.
Mërgimtarët gjatë ditëve të fundit kanë mbushur aeroportin e Prishtinës për festat e fundvitit. Partia në pushtet është e interesuar për votën e diasporës dhe duket se po përdor çdo mjet për ta arritur këtë qëllim.
Gazetari Shkumbin Kajtazi ka informuar se militantët e Vetëvendosjes po keqpërdorin qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë, duke u marrë të dhënat e tyre në mënyrë të papërshtatshme. Ai ka publikuar disa fotografi që tregojnë se si këta militantë po fotografojnë letërnjoftimet e mërgimtarëve, një veprim që ngre shqetësime mbi privatësinë dhe etiken e regjistrimit të votuesve.
Deritani, janë mbi 70 mijë kërkesa të aprovuara për regjistrimin e diasporës, të cilat mund të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit. /Demokracia.com/