Sheffield Unitedi është duke kaluar nëpër një periudhë tejet të vështirë.
Skuadra elitare angleze është në vendin e fundit në tabelë dhe rënien nga Premierliga e ka thuajse të sigurtë, shkruan FrontOnline.
Sikur të mos mjaftonte kjo, nga klubi është larguar edhe prindi Musad Bin Khalid Al-Saud.
Ai ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të klubit.
Sheiku ka bërë me dije se arsyeja e gjithë kësaj është personale.
Ai kishte marrë drejtimin e Sheffieldit në vitin 2019, duke u bërë presidenti më i ri në futbollin profesionist si 26-vjeçar./FrontOnline/