Nëse keni sy të kaltër, është e mundur që të jetoni gjithë jetën në injorancë. Mos u shqetësoni, nuk është asgjë serioze, por ka mundësi që të jeni keqinformuar gjatë gjithë jetës. Është e mahnitshme, por të gjithë njerëzit me sy të kaltër kanë një paraardhës të vetëm që ka jetuar rreth 10,000 vjet më parë. Sot, 1 në 6 persona ka sy të kaltër.
Por në të vërtetë, askush nuk ka sy të kaltër. Dhe sytë e kaltër janë kafe. Edhe ato shumë blutë. Ju ndoshta keni disa pyetje për tani…
Të gjithë sytë janë në të vërtetë kafe. Nëse po pyesni veten pse nuk duken kafe – ekziston një arsye shumë e mirë për këtë. Përkatësisht, ngjyra e syve përcaktohet nga melanina, një pigment që shfaqet si në flokë ashtu edhe në lëkurë.
Melanina i jep ngjyrë irisit, dhe sasia e melaninës përcakton ngjyrën e syve. Ky pigment është kafe, kështu që edhe pse sytë duken të ngjyrosur me një ngjyrë të ndryshme, ato përmbajnë vetëm një sasi të caktuar të pigmentit kafe. Ndërveprimi midis sasisë së melaninës dhe strukturës së irisit bën që pigmenti kafe të kthehet në jeshile, të kaltër ose kafe.
Sa më pak melaninë të ketë, aq më të kaltër janë sytë. Një sasi mesatare e melaninës do t’i bëjë sytë tuaj të gjelbër, dhe nëse ka shumë melaninë, sytë tuaj do të jenë kafe.
Ngjyra e syve ndryshon në dritë të ndryshme, por gjithashtu ndryshon me kalimin e viteve, pasi sasia e pigmentit ndryshon./FrontOnline/