Mjeku popullor, Ylli Merja këshillon që çdo persona që është shëruar nga koronavirusi duhet të vazhdojë të kujdeset dhe tregon disa produkte që ndihmojmë në rikuperimin e plotë të organizmit.
Ai veçon lëngun e mishit, çajra të ndryshëm, frutat e thata, qumështin e bletës dhe propolisin.
“Në një gotë lëng mishi, pule, qingj ose në mungesë të tyre viçi, pijeni esëll në mëngjes bashkë më një vezë brenda. Pijeni rreth dy javë në mënyrë të pandërprerë. Çaj nga lulja e aguliçes, një gotë në çdo vakt, propolis, frutat e thata. Propolis me rigon bëhet i fuqishëm dhe shumë veprues”.
Për personat që e kanë përjetur këtë situatë në gjendje stresi dhe ankthi sugjeron qumështin e bletë si qetësuesi nervor. Ndërsa për ata që e kanë kaluar me lemzë, thotë se ndërpritet me çajin e nenexhikut, që po ashtu është qetësues nervor.
Këto kura popullore mund t’i përdorë çdo moshë që e ka kaluar Covid 19, ose po e kalon.