Ava Max sot gëzon një sukses të jashtëzakonshëm në skenën muzikore botërore.
Hitet e saj dhe pëlqyeshmëria e publikut ka bërë që shqiptarja të ketë edhe fitime nga financiare.
Por para se të bëhej e famshme ajo ka punuar një punë normale në Amerikë edhe pse ëndërr e kishte muzikën.
“Kështu fillova të gjej një punë të zakonshëm me orar 9:00-17:00. Pastaj nisa të pushohesha nga puna – nuk isha shumë i mirë në asnjërën prej tyre”, tregon ajo.
Këngëtarja provoi një qëndrim të shkurtër si recepsioniste e sallonit të thonjve, por ajo u pushua nga puna pasi ishte e dobët në matematikë.
“Nuk isha shumë e mirë në të, sepse duhej të bëja llogaritje. Kështu që kalkulimi nuk ishte arma ime e fortë”, thekson ajo.
Përfundimisht, shqiptarja filloi një punë tjetër, të shiste drejtues flokësh në një kiosk të një qendre tregtare. Ajo e përshkruan këtë përvojë pune si “argëtuese”, por tha se iu desh ta linte punën, për shkak se qortohej nga shefi i saj sepse shkonte gjithnjë vonë në punë dhe me një kapuçino në dorë çdo mëngjes.
“Ishte argëtuese deri sa, shefi im në një moment më tha: Po vonohesh çdo ditë 20 minuta, ku je? Dhe unë i thoja: Jam duke marrë një kapuçino, po zgjohem herët po…sinqerisht nuk e pëlqeja të bëja atë kështu që e lash atë punë”, tha artistja shqiptare.