Këngëtarja serbe Sajsi MC ka folur se çfarë mendon për aktivizimin politik të këngëtares shqiptare Dua Lipa, dhe këtë e ka bërë përmes këngës së saj, e cila mund të krahasohet me pornografinë! Kjo këngëtare kontroverse tërheq gjithmonë vëmendjen me deklaratat e saj.
Kështu ndodhi me videon për këngën e re “Mos ma jep” (Ne daj mi), e cila është në prag të marrjes së shifrës 18+ falë një mashkulli muskulor me të cilin bën lojëra të pista në video. Teksti i këngës përmend edhe këngëtaren Dua Lipa, për fakton se familja e saj është me origjinë nga Kosova, ndërsa ajo ka lindur në Londër. Me paraqitjet e saj publike, Dua shpesh thekson origjinën e saj, tregon “shqiponjën dykrenore shqiptare” dhe vazhdimisht thotë se Kosova është shtet i pavarur. “Le ta largojmë ekipin e stendave dhe këtë peshk që duket si Dua Lipa, qëllimi im nuk ishte të pështyj mbi Dua Lipën, por u rimua tmerrësisht mirë dhe pastaj e vendosa në këngë. Um, por shoh që askush nuk e vuri re, kur unë e ledhatoj modelin dhe them ato rimat, e bëj butësisht këtë (tregon tre gishta). Pra, shko te kënga dhe shiko”. Sa i përket angazhimit politik të Dua Lipës, Sajsi MC thotë se ajo nuk e pëlqen atë.
“Unë kurrë nuk do ta bëja atë, pasi ajo lindi në Londër, u rrit atje, dua të them, si disa punëtorë sezonal në vende të huaja të cilët janë të lidhur me atdheun e tyre e thonë atë që thotë Dua. Unë dua të them, a do të bënte ajo të njëjtën gjë nëse ajo do të ishte në Kosovë. Nuk mendoj se do të ishte në gjendje të ishte një yll në nivelin botëror. Unë do ta bëja atë lloj patriotizmi pak më ndryshe. Nuk do të ishte kaq vulgare, siç është Dua”./FrontOnline/