Teksa e gjithë bota është mobilizuar të ndihmojë Ukrainën në luftën me Rusinë, ka edhe nga ata personazhe publikë që kanë mbajtur anë.
Një prej tyre është edhe këngëtarja shqiptare Rovena Stefa. Ajo ka deklaruar se Ukraina ka mbështetur Serbinë në luftën kundër Kosovës dhe gjithashtu është kundër pavarësisë.
“Ukraina ka mbështetur Serbinë e Slobodan Milosevicit në luftën kundër Kosovës në vitin 98/99, dhe ka dërguar mercenar për ta luftuar popullin shqiptar. Ukraina e ka mbështet me ushtri Maqedoninë kundër UÇK-së dhe shqiptarëve autokton. Ukraina e kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës”, shkruan ajo në Instagram.