LadyGaga është shfaqur në premierën e filmit “The GucciHouse” në Londër dhe si gjithmonë ka gëzuar me zgjedhjet e saj të modës.
Ajo ka pozuar për gazetarët e mbledhur në një tualet luksoz ngjyrë vjollce të ngjashme me glamurin e Hollivudit të vjetër dhe revista “Vogue” ka vlerësuar se “pamja e saj ishte perfekte dhe se dinte saktësisht se si të vishej për raste të tilla”.
Ajo e plotësoi fustanin e valëzuar me çorape rrjete dhe çizme me platformë dhe eci në tapetin e kuq dorë për dore me aktorin Adam Driver, ndërsa më pas iu bashkuan edhe aktorë të tjerë.
Në filmin e RidleyScott, këngëtarja e njohur luan personazhin e Patricia Redjanit, e cila urdhëroi vrasjen e ish-bashkëshortit të saj Maurizio Gucci, ish-pronar i perandorisë “Gucci”./FrontOnline/