Këngëtarja 25-vjeçare Doja Cat është e njohur për dashurinë e saj ndaj lakuriqësisë. Dhe performanca e saj e fundit në Los Anxhelos ka kapërcyer kufirin e shijes së mirë për shumë njerëz, transmeton FrontOnline.
Këngëtarja promovoi albumin e saj të ri në koncertin e fundit dhe arriti në skenë me një fustan të zi që zbuloi më shumë sesa fshihte.
Ajo tregoi gjoksin, të brendshmet dhe të pasmet, dhe disa i thanë se më mirë të kishte ardhur e zhveshur. Dhe në Grammy Awards të këtij viti, këngëtarja tërhoqi shikimet me veshjen e saj provokuese e cila gati sa nuk i zbuloi pjesët intime të trupit të saj.
Edhe në ngjarjet muzikore tjera, ajo nuk ishte më ndryshe, të paktën kur bëhej fjalë për “stilin” e saj./FrontOnline/