Këngëtarja e njohur helmohet nga ushqimi, shtrihet në spital.
Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima është hospitalizuar.
Kjo për shkak të helmimit nga ushqimi që duket se nuk ka kaluar në formën më të lehtë të mundshme për të.
Nga shtrati i spitalit, ajo ka postuar në rrjetin social Instagram duke bërë apel për kujdes.
“Kujdes nga helmimi i ushqimit, uji i çezmes, ushqimi i prishur, gripi. Do ikë të jetoj si pirate në det” – është shprehur Besa.