Këngëtarja amerikane Madison Beer mori pjesë në festën e mbrëmjes së shtëpisë së modës Dolce & Gabbana. Për këtë rast ajo ka veshur një fustan të gjatë të zi që i zbulon pjesën e sipërme, por njëkohësisht ia mbulon gjoksin.
Siç mund ta shihni edhe nga fotot, fustani është përshtatur në zonën e gjoksit në mënyrë që të mbulojë më elementët, ndërsa një shirit i hollë poshtë gjoksit lidh pjesën e sipërme me pjesën e poshtme.
Për sa i përket modelit të flokëve dhe grimit, këngëtarja zgjodhi të kishte një model flokësh me onde dhe të “ofrojë” tone që përshtaten me stilin e saj të mbrëmjes.
Kujtojmë se Madison Beer fitoi një popullaritet të madh përmes rrjeteve sociale kur këngëtari i popit Justin Bieber vuri re cilësinë e të kënduarit të saj. Menjëherë më pas, Justin ka ndarë me ndjekësit në Twitter materialin e saj video dhe rrjetet sociale po “digjenin” nga komente dhe lëvdata./FrontOnline/