Këngëtarja amerikane, Mandy Moore ka mirëpritur fëmijën e saj të dytë, një djalë, me bashkëshortin Tylor Goldsmith.
Tashmë nëna e dy fëmijëve ndau lajmin në Instagramin e saj.
“Ozzie është këtu! Oscar Bennett Goldsmith mbërriti pak vonë, por me shumë guxim (dhe një lindje më e lehtë/më e shpejtë se vëllai i tij i madh, shumë për kënaqësinë e prindërve të tij”).
Në postimin e saj, ajo shkroi mbi dashurinë që kanë për djalin e tyre të porsalindur.
“Çdo fjalë e urtë është e vërtetë: zemrat tona janë dyfishuar në madhësi dhe menjëhershmëria e dashurisë është mahnitëse. Ai është përtej fjalëve dhe ne jemi shumë mirënjohës për familjen tonë prej katër anëtarëshe”, tha Mandy./prive