×
  • Vip
  • Vip

    Këngëtarja e famshme po vuan çdo ditë e më shumë nga dhimbjet

    FrontOnline
    14 Gusht 2021

    Këngëtarja Jesse J zbuloi se ajo vuan çdo ditë e më shumë ndërsa flet për luftën e saj me sëmundjen e Meniere.

    Këngëtarja u diagnostikua në dhjetor me një gjendje që prek veshin e saj dhe mund të shkaktojë marramendje. Në Instagram, 33-vjeçarja shpjegoi se ajo qau me orë të tëra pasi vuri re se sëmundja “preku edhe zërin e saj”.

    “Dje u përpoqa të këndoj një këngë që zakonisht e këndoj me lehtësi, por nuk munda. Problemi që kam nuk është zëri im, por ajo që ndikon në zërin tim”, tha ajo, dhe vazhdoi: “Unë qava. Për orë të tëra. I lejova vetes të ndieja një pjesë të thyer të vetes që e injoroj kur nuk duhet. Kanë kaluar 6 muaj dhe ende nuk mund të mbijetoj gjithë ditën pa dhimbje në mes të qafës dhe fytit”.

    Jesse J tha se disa ditë janë shumë më të mira se të tjerat, por që vështirë se mund ta durojë faktin se nuk mund të këndojë atë që mund të bënte më parë. Ajo tha se mjekët po vazhdojnë me analizat. “E gjithë shpresa po zhduket. Ndihem aq e humbur dhe e vetmuar në atë që po ndodh”, tha këngëtarja.

    Ajo pranoi se është e pamundur të kesh mendime pozitive gjatë gjithë kohës.

    “Nuk jam krenare që gjithmonë pretendoj se jam mirë. Nuk është e shëndetshme”, tha ajo./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Vip14 Nëntor 2024
    Leo është pyetur se në cilën fazë qëndrojnë me Lelën në darkën e të nominuarve. Ai duke u qeshur e shkurtimisht u...
    Vip14 Nëntor 2024
    Xheneta ka shprehur vetëbesimin e saj të plotë dhe krenarinë duke e konsideruar vetveten si femrën më të mirë në shtëpinë më...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.